Futboll Shqipëri Sport

NATIONS LEAGUE/ Shqipëria pa busull, Lituania realizon një fitore historike në Tiranë

Shqipëria humbi 1-0 kundër Lituanisë, duke zhvilluar një nga ndeshjet më të dobëta që nga koha kur Edi Reja është ulur në stolin kuqezi. Skuadra kuqezi është parë pa busull dhe e lodhur fizikisht. Më të vendosur miqtë, që arritën një fitore historike në “Air Albania”, sepse kishin 4 vite pa fituar një ndeshje zyrtare, që nga 11 tetori i vitit 2016, teksa festonin 2-0 kundër Mlatës, ndeshje e  vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.

Goli erdhi në minutën e 51 pas një gabimi të Gjasulës që e ktheu nxitimthi topin mbrapa, por që shërbeu si asist për Kazlauskas, i cili pasi dribloi me lehtësi Strakoshën e çoi topin në rrjetë me lehtësi. Deri në atë moment ishte pikërisht Strakosha ai që kishte shpëtuar dy herë portën.

Kuqezinjtë, me përjashtim të një goditjeje standarde të Manajt në minutën e 65-të nuk krijuan asnjë rast të rrezikshëm. Zëvendësimet e Rejës nuk dhanë asnjë impuls dhe si për të vulosur një mbrëmje të errët, kapiteni Hysaj e mbylli me karton të kuq ndeshjen, pasi mori edhe të dytin të verdhë.

Një ndeshje për t’u harruar nga skuadra kombëtare, që shfaqi probleme në të gjitha repartet dhe nxori në pah vështirësitë që ka ky ekip kur kundërshtarët mbrohen mirë dhe bëjnë presing që tek mbrojtja kuqezi.

Related posts

FLAMURTARI-LAÇI/ Trajneri Sadedini kërkon fitoren për të dalë nga kriza (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

U ARRESTUA DHE IU HOQ PATENTA/ Trezeguet ofendon policët: Jeni nje tufë…

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Nga Shkurtaj, De Silva te Kallaku dhe Hebaj, ja të gjitha lëvizjet e kryera në Superiore

Delo.autor

Leave a Comment