Futboll Kosova Sport

I SHËNOI GOL KOSOVËS/ Infektohet me COVID-19 pas ndeshjes në Prishtinë sulmuesi i Greqisë

Dy ditë pasi luajti në Prishtinë dhe i shënoi gol Kosovës, sulmuesi grek Dimitrios Limnios është infektuar me COVID-19.

Ai ka rezultuar pozitiv me COVID-19 sot pas kthimit nga Kosova ku luajti dhe ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Aq me fat por dhe pafat ka qenë kjo javë për futbollistin e PAOK. Ai ndihmoi Greqinë të fitojë në Kosovë 1-2, duke shënuar që në minutën e 3′ në portën e Ujkanit. Më pas mori lajmin se ekipi i tij PAOK ka pranuar ofertën e klubit gjerman Koln për transferimin e tij, teksa tashmë ai duhet të ‘ngecë’ në Greqi pasi do të jetë i detyruar të qëndrojë 2 javë në vetëkarantinim të detyruar.

Limnios është lojtari i dytë tek Greqia që rezulton me COVID-19, pas Tsimkas, mbrojtësit të Liverpool që nuk udhëtoi fare për në Kosovë.

Related posts

Elseid Hysaj mes dy rrugëve/ Napoli vendos afatin e fundit për mbrojtësin e Kombëtares

Sadik.Autor

LIVE/ Liga e Kampionëve: PSG nuk përmbahet, shënon edhe Mbappe (VIDEO)

Isa.Autor

Arsenal-City, në “Wembley” luhet finalja e Kupës së Ligës

Q.Autor