Futboll La Liga Sport

PAS VERËS SË TRAZUAR/ Barcelona “blindon” të ardhmen me 400 milionë euro

Pas verës së trazuar, duket se te Barcelona është kthyer qetësia.

Leo Messi ka vendosur të shmangë një betejë ligjore me klubin e tij dhe të qëndrojë në Camp Nou pasi kishte kërkuar largimin.

Megjithatë, kjo nuk përjashton faktin se argjentinasi do të largohet verën e ardhshme dhe klubi katalanas nuk do të jetë i përgatitur, duke blinduar një nga talentet e saj.

Lojtari në fjalë është Ansu Fati, spanjolli 17-vjeçar, i cili ka treguar shumë në sezonin e fundit. Do të jetë ai, sipas planeve të drejtuesve blaugrana, pasardhësi i Leo Messi-t.

Sipas Mondo Deportivo, Barcelona ka ndërmend jo vetëm t’i bëjë një rritje të konsiderueshme rrogës së yllit të ti, por edhe që të përfshijë në kontratë një klauzolë 400 milionë euro.

Një sinjal i qartë për atë që do të jetë ylli i ri i Barçës.

Related posts

VIDEO/ U transferua në Spanjë, ja çfarë i ndodh Sadikut gjatë stërvitjes së parë

Q.Autor

“ROMELU ËSHTË I LUMTUR NË LONDËR”/ Agjenti yllit belg: Lukaku e ka Interin në zemër, e ndjek gjithmonë

Delo.autor

Mourinho “tradhton” Ronaldon, tregon se kush është më i miri

Sadik.Autor

Leave a Comment