Futboll Seria A Sport

INTER-LAZIO/ Spalletti synon fitoren për rrugën drejt Championsit (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 20:30 supersfida mes Interit dhe Lacios e vlefshme për javën e 29-të të Serisë A. Pas fitores në derbi dhe pauzës për kombëtaret, zikaltërit kanë përballë një tjetër “pengesë” në rrugën drejt Ligës së Kampionëve.

Një triumf përball Lacios, do ta ngjiste skuadrën e Spaletit në kuotën e 56 pikëve, duke bërë që diferenca nga ndjekësit e Milanit të thellohej në 5 pikë.

Ndërsa nga ana tjetër, të kaltërit e Inzagit janë të dënuar për “fitore”, për të parakaluar Romën në renditje, pasi në rast të kundërt, gjërat do të vështirësoheshin së tepërmi për sa i përket rrugës drejt Championsit. Të dy teknikët kanë bërë publikë edhe formacionet zyrtare, teksa vijnë në përballjen e sotme më këto rreshtime:

INTER-LACIO ORA 20:30

FORMACIONET ZYRTARE: 

INTER: Handanoviç, Dambrosio, Shkriniar, Miranda, Asamoah, Vesino, Brozoviç, B.Valero, Politano, Perisiç, Keita Balde.

LACIO: Strakosha, Açerbi, Bastos, Luiz Felipe, Luliç, Romulo, Lukas Leiva, Milinkoviç-Saviç, Luis Alberto, Korrea, Imobile.

Related posts

“MEZI PRES TA BËJ…”/ Boksieri Fury nis zyrtarisht përgatitjet për Wilder dhe bën premtimin e madh (VIDEO)

Delo.autor

Surprizon Mourinho, merr vendimin që nuk pritej për Luke Shaw

Q.Autor

NASER ALIJI LË PAS PROBLEMET FAMILJARE/ Firmos me ekipin ku u bë legjendë Demollari

Isa.Autor

Leave a Comment