Futboll Premier League Sport

“PO BISEDONIM LAKURIQ”/ Frenk Lampard tregon se si Murinjo e motivoi të bëhej trajner

Trajneri dhe ikona e Çelsit Frenk Lampard zbuloi një detaj të pazakontë gjatë kohës kur ishte futbollist dhe stërvitej nga Hoze Murinjo.

Ish-mesfushori legjendar anglez tregoi se u motivua nga Murinjo për t’u bërë trajner duke biseduar të dy lakuriq përballë njëri-tjetrit.

Murinjo kontribuoi në transforimin e Çelsit në njërin prej klubeve më të suksesshme në Angli dhe në Europë gjatë viteve 2004-2007.

“Mendoj se ishte një njeri me aftësi të mëdha menaxhimi. Ajo bisedë me të më dha shtysën që kisha nevojë. Vazhdoja ta pyesja, është fakt se të qëndruarit lakuriq përballë njëri-tjetrit, njësoj sikur po laheshim në dush, pati shumë ndikim në bisedën tonë. Ishte një gjë e bukur gjithashtu. Më ndihmoi shumë të mësoja rreth drejtimit. Ai (Murinjo) e dinte që nuk isha futbollisti më i mirë në botë, ndoshta as unë nuk e mendoja ashtu veten time. Një trajner tjetër gjatë karrierës time bëri të kundërtën e Murinjos dhe më goditi rëndë”, deklaroi 42-vjeçari Frenk Lampard.

Related posts

ZBULON MERKATON E LIVERPOOLIT/ Klopp: Ja çfarë do të ndodhë verën e ardhshme

Delo.autor

Tifozët i kërkojnë largimin, Wenger: Nuk largohem derisa të më mbarojë kontrata

Q.Autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja PSG-Manchester City. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment