Bundesliga Futboll Sport

SHËNOI NDAJ PSG NË FINALEN CHAMPIONS/ Sulmuesi Coman: Ka qenë goli më i rëndësishëm i jetës sime, por…

Kingsley Coman është kthyer të flasë për futboll pas pushimeve të merituara që kanë ardhur pas fitores së Triplete-s me  Bayern-in e tij.

Në një intervistë të dhënë për Sky, sulmuesi i bavarezëve ka komentuar golin e shënuar në finalen e Champions League, por ka thënë edhe se është gati dhe i motivuar për një tjetër Triplete.

“Goli im në finalen e Champions-it? Duhet të them se është një ndjesi shumë e bukur. Ai është sigurisht goli më i rëndësishëm i karrierës dhe jetës sime”, ka thënë Coman.

“Megjithatë, nuk e kam shijuar shumë sepse PSG kishte akoma mundësi të shënonte dhe duhej të ishim të përqendruar”.

Në lidhje me përqendrimin dhe motivimin, sulmuesi i krahut i bayern Munich ka folur edhe për të ardhmen duke filluar nga Superkupa e Europës:

“Sevilla është një skuadër e fortë. Ne jemi favoritë, është e vërtetë, por ata kanë fituar kundër Inter-it dhe duhet të bëjmë kujdes”.

“Sezoni i ardhshëm? Jemi të motivuar dhe të përqendruar që ta realizojm përsëri Triplete-n dhe të fitojmë gjithçka”.

Related posts

KUALIFIKUESET “EURO 2020″/ Italia publikon listën e lojtarëve, ja surpriza e trajnerit Mancini

Delo.autor

E PABESUESHME/ Pogba: Në celular kam pasur një gol të Ibrës, e kam si…(VIDEO)

Isa.Autor

DEKLRATA SEKSISTE/ CEREZO: Nuk më PËLQEN të flas për PARA, sidomos me një…

Isa.Autor

Leave a Comment