Futboll

Ronaldo, më i miri në histori? Reagimi i Maradonës i lë të gjithë pa fjalë

Maradonës duket se nuk i pëlqeu pyetja e gazetarit nëse Cristiano Ronaldo është më i miri në histori të futbollit, duke reaguar në një mënyrë të çuditshme.

Kush është lojtari më i mirë në histori të futbollit? Kjo është pyetja që u bëhet të gjithë legjendave.

Pele, Di Stefano, Maradona dhe Cruyff, janë disa nga lojtarët që konsideroheshin si më të mirët, derisa në skenë dolën edhe Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, që kanë thyer shumë rekorde botërore.

I pyetur Maradona nëse Ronaldo është më i miri në histori, ai bëri një veprim të çuditshëm (nisi të qesh), të cilin tentoi më vonë ta ndreqë duke thënë: “Mund të jetë Di Stefano, Cruyff, mund të jetë Messi, po ashtu edhe Ronaldo”.

Related posts

Barcelona fiton ndaj Getafes, Sociedad mposht Real Madridin

Delo.autor

LEONARDO HEDH “TENTAKULAT” NË ANGLI/ Milani gati në sulm për yllin e Premier League…

Delo.autor

“LUFTA” PËR DY YJE/ FIFA kërkon që Uruguai të ndryshojë fanellën e Kombëtares, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment