Futboll La Liga Sport

TRADHTIA E MADHE URURGUAJANE/ Cavani do t’i zërë vendin Luis Suarez tek Barcelona

Edinson Cavani nuk ishte në gjendje të pajtohej me kushtet kontraktuale të Benfica. Për të njëjtat arsye thuhet se për momentin nuk ka hyrë në negociata edhe me Juventusin. Prandaj, si lojtar i lirë po kërkon një ekip të ri. Megjithatë, do ta ketë shumë të vështirë, por nuk i uli pretendimet për pagën. Barcelona do të shesë Luis Suarez dhe për këtë arsye “Matador” mendon se mund të hapet një vend për të në “Camp Nou”. Edhe si ide duket një tradhti e madhe uruguajane, në pamje të parë, sepse të dy janë bashkëlojtarë në kombëtaren e vendit të tyre prej kohësh, madje partnerë sulmi.

Siç raportohet nga katalanasja “Sport”, në fakt, Edinson Cavani i është propozuar Barcelonës ​​dy herë në javën e fundit. Ai e kuptoi që klubit katalanas do t’i duhet një qendërsulmues së shpejti dhe bëri lëvizjen e parë. Informacioni që “filtron” nga Blaugrana-t, ​sidoqoftë, është që Edinson Cavani nuk konsiderohet përparësi në këtë moment të merkatos në hyrje. Nuk është mister që emri i parë për zëvendesues të Luis Suarez është ai i Lautaro Martinez, edhe nëse negociatat me Interin nuk premtojnë të jenë aspak të thjeshta. Cavani nuk do të kërkonte një kontratë të gjatë dhe, duke qenë lojtarë i lirë, mund të konsiderohet në fund të merkatos si një alternativë luksoze.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Talenti i Shpresave gati për hapin e madh në karrierë, pranë transferimit në Serinë B

Delo.autor

HYSAJ me shokë lajnë “mëkatin”/ Ja çfarë vlerësimi jep Ancelotti për skuadrën

Isa.Autor

Nuk kanë fund problemet për Mourinhon, Lukaku sërish protagonist

Q.Autor

Leave a Comment