Bundesliga Futboll Sport

“ENDE NUK KANË BËRË NDONJË OFERTË”/ Shpërthen Hoeness: Liverpool dhe “Djajtë e Kuq” po na shantazhojnë për…

Presidenti i Nderit të Bayern Munich, Uli Hoeness, akuzoi Liverpool dhe Manchester United për “mungesë stili” në garën për të siguruar shërbimet e mesfushorit spanjoll, Thiago Alcántara, i cili ka ende një vit kontratë me bavarezët. Hoeness, i cili është ende anëtar i bordit mbikëqyrës të Bayernit, tha se aktualisht është një situatë e vështirë:

Thiago kishte arritur një marrëveshje në parim për të rinovuar me Bayernin, por disa ditë më vonë ndryshoi mendje dhe tha se donte ta provonte fatin e tij diku tjetër. Është e qartë se Thiago ka arritur një marrëveshje me Liverpool-in ose me Manchester Unitedin. Të dyja klubet angleze po na orvaten anash, ende nuk kanë bërë ndonjë ofertë. Unë mendoj se është mungesë stili. Ata po përpiqen të na shantazhojnë duke pritur deri në ditën e fundit të merkatos, duke paraqitur një ofertë të lirë”.

Bayerni, sipas Hoeness, duhet të reflektojë nëse do të pranojë një lojë të kësaj natyre, ose ta mbajë Thiago deri ditën e fundit të kontratës së tij. Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Bayernit, Karl Heinz Rummenigge, njoftoi se nuk do të bënin zbritje çmimi nga kriza e Covid-19 për skuadrat e interesuara.

Related posts

Botërori, në Rusi zhvillohen kurse buzëqeshje për rusët e “egër”

Isa.Autor

E PABEUESHME/ Ja sa milion euro i kushton Chelseat shkarkimi i Contes

Isa.Autor

SHQIPËRI-POLONI/ Kombëtarja humb në katër ditë muskuj dhe lojën në ajër ndaj kundërshtarit më të gabuar

Delo.autor

Leave a Comment