Futboll Seria A Sport

LAMTUMIRA NGA MILAN/ Gjunjëzimi në “San Siro” dhe Ibrahimovic. Bonaventura flet si “fiorentin”

sh mesfushori i Milanit, tani te Fiorentina, Jack Bonaventura, foli gjatë konferencës për shtyp të prezantimit. Këtu janë fjalët e tij mbi divorcin kuqezi pas 6 vitesh:

“Lamtumira me Milanin dihej! Nuk u zhgënjeva. Tashmë e dija nga 1 janari që nuk do të qëndroja. Unë u përpoqa ta përfundoja sezonin në mënyrën më të mirë, por e dija që do të largohesha. Imazhi im i gjunjëzuar në San Siro? Kam qëndruar atje sepse doja të isha vetëm për një moment pas kaq shumë vitesh në San Siro. Ishte një moment kur ndjeva mirënjohje për atë që arrita të bëja atje.

Nga Ibra te Ribery: “E përbashkëta mendoj se ata kanë dëshirën për të fituar, për të stërvitur seriozisht, me intensitet. Ky është mentaliteti që i bashkon dhe ai që i bëri ata lojtarë të mëdhenj. Këto janë gjëra që kam mësuar nga Ibra, por mund ta shihni që edhe Franck është i tillë”.

“Në të kaluarën unë kam qenë tashmë afër Fiorentinës? Disa vjet më parë kishte diçka, Pradè ishte në Firence dhe unë isha në Atalanta. Në fund shkova në Milano, por jemi takuar tani ”.

Related posts

PRITET PREZANTIMI NË “CAMP NOU”/ Xavi zbarkon në Barcelonë, ja mesazhi i parë për tifozët…

Delo.autor

“SHORT FERRI” PËR INTERIN/ Rrjetet SOCIALE shpërthejnë në IRONI ndaj ZIKALTËRVE (FOTO)

Isa.Autor

KATEGORIA SUPERIORE/ Zhgënjimi i përforcimeve, Flamurtari vetëm dy fitore në 2018-ën

Q.Autor

Leave a Comment