Futboll Sport

SFIDA NDAJ GRANADËS/ Një titullar mban në ankth durrsakët e Edi Martinit

Blagoja Todorovski mban në ankth Teutën. Pak ditë para përballjes me Granadën, në Durrës nuk janë ende të sigurt nëse do të kenë apo jo nën urdhra mbrojtësin.

Lojtari i linjës së djathtë nuk është stërvitur asnjë ditë gjatë javës së fundit, prej një dëmtimi muskulor në gju. Një lloj shprese ekziston për riaftësimin e tij, pasi maqedonasi të paktën ka nisur të vrapojë.

E megjithatë, Edi Martini po mendon edhe për zëvendësuesin e 34-vjeçarit. Trajneri nuk do që t’ia lërë asgjë rastësisë, ndaj po bën prova me Fabian Beqjen në vendin e tij. Skuadra vazhdon të stërvitet me ritëm të lartë në Shijak dhe stafi teknik po mendon edhe për piketimin e 11-shes. Ka shumë të ngjarë që kundër spanjollëve të debutojë në mesfushë edhe Erando Karabeci.

Teuta

Related posts

MERKATO E FRIKSHME/ Miliardat e Newcastle trembin gjigantët e Premier League, gati bojkoti…

Delo.autor

GJATË DEBUTIMIT ME BARCELONËN/ Victor Valdes tregon: Askush nuk i blinte këpucë të reja, kështu që…

Delo.autor

Monchi ose Kluivert, Barcelona kërkon drejtor teknik

Sadik.Autor

Leave a Comment