Futboll Ligue 1 Sport

“PSG NUK KISHTE AS KOHË PËR T’U PËRGATITUR”/ Leonardo: Është e vështirë të punohet në këtë mënyrë

Në një intervistë të dhënë për Telefoot, drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, ka folur për momentin e vështirë që po kalon skuadra, që ka pësuar dy humbje radhazi në Ligue 1.

Për Tuchel: “Pas një ndeshje si kjo (kundër Marseille), pyetja bëhet në një moment të gabuar dhe është e parëndësishme. Nuk kam ndërmend të flas çdo ditë për këtë”, ka thënë braziliani.

“Shumë kampionate të mëdha kanë nisur tani dhe javën e ardhshme do të fillojnë të tjerët. Asnjë kampionat nuk ka nisur më 22 ose 23 gusht (si Ligue 1), dita e finales (së Champions League). Nuk kishim as kohë për t’u përgatitur”.

“Na është dashur të përballemi edhe me problemin e Covid që e kanë të gjithë, por rasti ynë është më i veçantë. Duhet koherencë për të organizuar gjërat në mënyrën më të mirë të mundshme për kampionatin francez”.

“Nuk është një polemikë, është një dëshirë për t’i përmirësuar gjërat. Për një ndeshje si kjo (kundër Marseille) duhej një nga arbitrat më të rëndësishëm, Turpin ose Bouquet. Ndërsa ka ardhur një arbitër me një ndeshje në Europa League si ndeshja më e rëndësishme e karrierës së tij”.

Related posts

RIVALDO “MASAKRON” DEMBELE/ “Qan” Suarez dhe lartëson Koeman. Ja këshillat e legjendës për Barcelonën

Delo.autor

SOLARI DREJT LAMTUMIRËS/ Ka qenë ikona e “Los Blancos”, ja kush do të jetë trajneri i ardhshëm

Delo.autor

NDESHJA ME PARTIZANIN/ Daja: Mungesat janë problem, Cale quhet përforcim i janarit

Isa.Autor

Leave a Comment