Futboll Seria A Sport

MILANI KRIJON TË ARDHURA PËR MERKATON/ “DHURATË” 12 milionë euro nga Turqia, Borini drejt Kinës për…

Milani është duke provuar të shesë disa futbollistë që të krijojë atë pasuri për merkaton. Mes tyre, Borini, që është pranë firmës me Shenzen në Kinë për thuajse 9 mln euro. Por, dhurata e vërtetë ka ardhur nga Turqia, aty ku skuadra e Trabzonsporit, e detyruar nga FIFA, pasi kuqezinjtë kishin bërë kërkesë zyrtare dhe notë proteste, do të paguajë 12 mln euro në arkat e klubit.

Një “dhuratë” e vërtetë, pasi ato para ende nuk kishin kaluar në klubin e “Djallit”. Bëhet fjalë për shitjen e ndodhur dy vjet më parë të Kuckas dhe Sosas. Trabzon kishte refuzuar të kalonte paratë dhe FIFA i bllokoi merkaton. Por, tashmë ka ardhur akordi.

Ndërkohë, vijojnë pengesat për sulmuesin Carrasco në Kinë. Rroga e tij është 10 mln euro dhe klubi nuk e lëshon në formë huazimi. Milani po provon edhe për Pellegrinin e Romës, ndërsa nuk ka hequr dorë nga Sensi.

Për Higuain, lajmi i bujshëm vjen nga Anglia, kur Chelsea mund të takohet me drejtuesit e Juventusit për të dalë garant që të paguajë 37 mln eurot në fund të sezonit dhe pjesën e mbetur tani, pasi Milani e huazoi për 18 mln euro.

Related posts

Incidentet në Liverpool-Roma/ UEFA zbulon ndëshkimin me një notë proteste

Sadik.Autor

PËRSHËNDETJA USHTARAKE NDAJ SHQIPËRISË DHE FRANCËS/ Ja veprimi i UEFA-s për Turqinë. Edhe Bullgaria…

Delo.autor

SCHWEINSTEIGER E QUAJTI “TË NGATHËT” PAS AUTOGOLIT/ Hummels kundërpërgjigjet: Ti ende nuk e di se çfarë…

Delo.autor

Leave a Comment