Futboll Shqipëri UEFA

Ankth në pritje të dënimit për Skënderbeun – tifozët në Korçë, mosbesues

Pas 19 javësh kampionat Skënderbeu udhëheq i vetëm me 11 pikë avantazh ndaj vendit të dytë, por paralajmërimi për një penalizim prej 10 vjetësh nga aktivitetet ndërkombëtare, nga inspektorët e UEFA-s, padyshim që nuk ka kaluar pa pasoja. Gjithsesi trajneri aktual i Skënderbeut, Ilir Daja, edhe pse përflitet për një tjetër periudhë kjo e dyshimeve, shprehet për Top Channel se Skënderbeu vazhdon të jetë një shembull në çdo aspekt.

“Skënderbeu mbetet një shembull si nga ana teknike ashtu edhe organizative. Nëse UEFA do të marrë një vendim për ta penalizuar sigurisht që do të jetë një humbje për të gjithë futbollin shqiptar jo vetëm për klubin tonë. Ne jemi një shembull se si një skuadër mund të jetë rentabël me futboll të pastër”, u shpreh Ilir Daja.

Ndërkaq Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një komunikate për shtyp ka sqaruar se kjo çështje është diçka që lidh drejtpërdrejtë skuadrën e Skënderbeut dhe UEFA-n. Nga ana tjetër organi i futbollit europian ka nxjerrë një komunikatë për shtyp sipas të cilës ka patur një kërcënim me jetë për dy inspektorët që po hetojnë mbi çështjen e Skënderbeut.

Në Korçë, tifozët e Skënderbeut janë mosbesues për rrezikun që iu kanoset ekipit të tyre.

“Është absurde, jo sepse i bëhet dëm Skënderbeut. Por sepse është një prishje imazhi. Nuk besoj se do të ketë një dënim tjetër”, u shpreh Gjergji Mero, Dekan i fakultetit Bujqësor.

“Askujt nuk i erdhi mirë në këtë drejtim, ne si qytetarë korçarë e mbështesim skuadrën dhe do ta mbështesim gjithmonë, e na duket pak tendecioze”, shprehet Vldamir Toroveci, ish-drejtor i muzeut të arsimit Korçë.

Ata prisnin që të bëheshin edhe me një stadium të ri në qytet, por ne rast se vendosen penalizimi i rëndë me 10 vite dëbim nga garat ndërkombetare dhe një milionë euro gjobë, mund ta pezullojë edhe projektin.

Related posts

“ÇMENDURIA” VJEN NGA KATARI/ Ndërhyrje karateje, ndëshkohet me kartonin të kuq në më pak se 40 sekonda (VIDEO)

Delo.autor

PRANË RIKTHIMIT/ Atletico sakrifikon idhullin e tifozëve për të marrë Alvaro Morata

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Humbja e Kupës së Veriut në Brazil nuk përtypet dot, në fushë shpërthen sherri masiv (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment