Champions League Futboll

743 milionë euro vetëm për një Champions League, a ka dështuar Barcelona?

Dominimi i Barcelonës në vend (Spanjë) ka qenë, aq sa ajo ka investuar në shtatë sezonet e fundit me vetëm një kurorë të Champions League të fituar pas një shpenzimi prej pothuajse 750 milionë eurosh. Me Ernesto Valverde të vendosuar për të fituar titullin e shtatë në La Liga në dhjetë vjet, katalanasit janë të detyruar të mendojnë, se si ata nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë forcën e tyre në të gjithë kontinentin. Vetëm fitorja ndaj Juventusit në vitin 2015, e cila erdhi në kulmin e fuqive sulmuese të tridhëmbëshit “MSN”, është vulosur nga një klub që fitoi në 2009 dhe 2011, një periudhë në të cilën ata lidhën me “zinxhirë” gjashtë paraqitje në gjysmëfinale radhazi.

Pas fitores së Pep Guardiola në “Wembley” pothuajse shtatë vjet më parë, Barcelona humbi 60 milionë euro duke afruar Cesc Fabregas dhe Alexis Sanchez, para verës së vitit 2012, kur Jordi Alba dhe Alex Song arritën për një kombinim prej 33 milionë euro. Kostoja totale e Neymar arriti në 109 milionë euro në vitin 2013 me verën e mëvonshme të dominuar nga Andoni Zubizarreta duke punuar nën dijeninë e një merkatoje të afërt të ndaluar nga FIFA. Si e tillë, ata shpenzuan mbi 165 milionë euro në shtatë lojtarë, përfshirë Marc-Andre ter Stegen, Ivan Rakitic dhe Luis Suarez. Ky shpenzim solli me vete një trofe të Ligës së Kampioneve si pjesë e tripletës së Luis Enrique dhe ndalimi i sipërpërmendur filloi gjatë vitit 2015.

Megjithatë, nënshkrimet e Arda Turan dhe Aleix Vidal u siguruan për 52 milionë euro. Ky do të ishte viti i fundit i trajnerit, por klubi fitoi kohën e humbur duke nënshkruar me disa lojtarë të rinj. Sekretari i ri teknik Robert Fernandez afroi Lucas Digne, Paco Alcacer, Samuel Umtiti dhe Andre Gomes. Kostoja e tyre ishte 122.75 milionë euro dhe shpenzimet nuk do të binin në verën e vitit 2017, pasi shitja e Neymar e detyroi Barcelonën të shpenzonte 187 milionë euro, shumica e të cilave shkuan në Ousmane Dembele. Prandaj, kjo shifër prej 743 milionë eurosh në 25 lojtarë nuk përfshin edhe Philippe Coutinho, i cili kushtoi 120 milionë euro dhe nuk ishte as e pranueshme për këtë fushatë të dështuar evropiane.

 

Related posts

DEGJENERIM TOTAL/ AKUZA SEKSIZMI tek “Topi i Artë”: A mund të bësh një…(VIDEO)

Isa.Autor

“INZAGHI ËSHTË I SËMURË SI UNË”/ Conte: Edhe Manchester City pësoi 5 gola

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Qeveria britanike habit me këshillat për tifozët: Kujdes nga hajdutët në Kosovë, mos pini ujë çezme

F.autor

Leave a Comment