Futboll Shqipëri Sport

“INSTIKTIN VRASËS DUA TA SHFAQ EDHE KËTU”/ Broja: Kam shënuar 30 gola për Chelsea në të gjitha nivelet, kam besim…

Futbollisti i Shqipërisë dhe Çelsit Armando Broja dëshiron të ruajë në maksimum “instiktin vrasës të sulmuesit” dhe në Holandë.

Në një intervistë për “Gelderlander”, lojtari i huazuar te Vitese shprehet se dëshiron të japë më tepër nga vetja.

“Iu bashkova vonë skuadrës gjatë fazës përgatitore parasezonale. A jam gati për titullar? Stërvitem fort dhe bëj më të mirën. Në fund  vendos trajneri. Kam shumë besim. Sezonin e kaluar shënova 30 gola për Çelsin në të gjitha nivelet. Dua që atë instikt vrasës ta shfaq dhe këtu”, deklaroi 19-vjeçari, i cili debutoi me kombëtaren e Shqipërisë në sfidën e dytë të Ligës së Kombeve kundër Lituanisë.

Kujtojmë që Broja po përshtatet mirë me Vitesen teksa realizoi gol dhe bëri paraqitje pozitive në takimin miqësor të rezervave të Viteses ndaj atyre të Utrehtit, që përfundoi me rezultatin 1-2 për ekipin e lojtarit kuqezi.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Sfidën do ta gjykojë një jurist, ja 4-shja që do të vendosë drejtësi në Shqipëri-Andorra

Delo.autor

LIVE LIVERPOL-REAL MADRID/ Vetëm anglezët në sulm, Cortua dhe shtylla evitojnë golin e avantazhit

F.autor

TRIUMFOJNË KAMPIONËT E ITALISË/ Dyshja Dybala-Ronaldo mposht Sampdorian dhe rimarrin kreun

Delo.autor

Leave a Comment