Futboll Seria A Sport

Nedved mban hapur merkaton e Juves: Afrojmë të paktën edhe një yll tjetër

Juventusi nuk ka ndërmend të ndalet në merkato dhe, deri në mbylljen e saj, në Torino pritet të paktën edhe një tjetër lojtar i kalibrit të madh. Dhe këtë e garanton zëvendëspresidenti i bardhezinjve, Pavel Nedved, i cili nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranon se “Zonja e Vjetër” është ende aktive dhe mund të ketë një tjetër afrim të madh. “Champions-i ka qenë gjithmonë një objektiv i Juventusit, por është normale që sivjet me afrimin e Ronaldos, por edhe të lojtarëve të tjerë të mëdhenj, do ta synojmë edhe më me shumë bindje.

Merkato e mbyllur për Juven? Jo… Ndoshta do të bëjmë edhe të paktën një tjetër afrim. Nuk mund të them nëse do bëjmë dy apo më shumë, por edhe një afrim tjetër mund ta bëjmë. Të vlerësojmë situatën dhe të presim”.

POGBA OSE MILINKOVIÇ

Dhe duke u bazuar te fjalët e numrit dy të klubit bardhezi, të gjitha gjasat të dërgojnë tek emrat e Pol Pogbasë dhe Sergej Milinkoviç-Saviçit, me këtë të fundit që është edhe kërkesa kryesore e trajnerit Masimiliano Alegri. Sigurisht që duke parë të gjitha shpenzimet e bëra, Juventusi duhet të arkëtojë parà për të bërë të mundur këtë ndërhyrje të radhës, por nga Anglia dhe Spanja vazhdojnë të këmbëngulin se Miralem Pjaniç nuk është i sigurt se do të luajë sezonin e ardhshëm me “Zonjën e Vjetër”, prandaj paratë e goditjes së radhës mund t’i sjellë pikërisht boshnjaku. Juventusi nga ana e tij po mban ende hapur bisedimet, si me menaxherin e Pogbasë, ashtu sikurse me atë të MilinkoviçSaviçit, vlera të cilëve është mes 80 dhe 130 milionë eurove.

Për sa i përket francezit, ky i fundit po shijon ende pushimet e post-Botërorit, por festimet e shthurura, që shoqërohen çdo ditë me foto dhe me video, duket se kanë irrituar në maksimum trajneri Zhoze Murinjo, i cili tashmë është gjithmonë e më i bindur për ta shitur. Ndërsa për serbin e Lacios nuk diskutohet që dëshira e lojtarit për të veshur ngjyrat e Juventusit është e madhe, aq më shumë që tani në skuadër ka ardhur një fenomen si Kristiano Ronaldo. Por, në kryeqytet këmbëngulin te 130 milionë eurot dhe nën këtë shifër duket e pamundur për të biseduar. Oferta më e mirë që Juventusi i ka bërë Lacios deri tani ka qenë 90 milionë, të cilat do të paguhen në dy vite, plus kartonin e Huan Kuadrados.

Related posts

RRËFEN NJË HISTORI TË PAZAKONTË/ Ish-sulmuesi i Premier: Babai më mori nga ndeshja me një trafikant droge…

Delo.autor

RIVALIZON JUVENTUS NË MERKATO/ Conte kërkon të “rrëmbejë” mesfushorin e “Katalanasve”…

Delo.autor

E KRYER/ Bayern Munich vendos për Perisic, Rummenigge zbulon vendimin

Delo.autor

Leave a Comment