Futboll Seria A Sport

GATTUSO KRYQËZON GISHTAT/ De Laurentiis i qartë me PSG dhe Manchester City-n

Napoli dëshiron që të shesë mbrojtësin Kalidou Koulibaly nga ekipi. Presidenti Aurelio De Laurentiis kërkon që të marrë maksimumin nga shitja e senegalezit, por nëse nuk bindet nga Manchester City dhe PSG do ta largojë nga merkato.

29-vjeçari po shtyn gjithnjë e më shumë që të largohet nga skuadra italiane. Ai do të bëjë një hap tjetër në karrierë ku të kapë një kontratë të majme. Shtatlarti do që të kalojë te skuadra e Pep Guardiolës, por në krahun tjetër De Laurentiis pret ofertën e PSG-së.

Italianët janë të prerë në qëndrimet e tyre, nëse nuk e shesin te “Qytetarët” dhe parisienët me shumë mundësi do ta mbajnë në ekip Koulibalyn. Trajneri Gennaro Gattuso shpreson që të mos largohet futbollisti.

Related posts

PARALAJMËRON DORTMUNDIN/ Trajneri i Ajax-it: Zëvendësuesi i Haaland kushton shtrenjt

Delo.autor

Barazim spektakolar mes Atalantës e Lazios, Berisha-Strakosha ndahen në paqe

Q.Autor

“FA CUP”/ Aguero vulos me përmbusje ndaj Swanseas dhe kalonë në gjysmëfinale

Delo.autor

Leave a Comment