Futboll Premier League Sport

LAMTUMIRA NGA LIVERPOOL/ Fernando Torres: Shumë gënjeshtra, doja të fitoja

Fernando Torres ka fituar gjithçka në karrierën e tij, si me kombëtaren, ashtu edhe me klubet.

Sulmuesi spanjoll ka pësuar disa dëmtime që e kanë frenuar, por kudo ku ka shkuar ka arritur të sigurojë një trofe.

Shumë do ta mbajnë mend parantezën e tij te Liverpool-i. Në 4 sezone ka shënuar 81 gola në 142 ndeshje, duke fituar zemrat e tifozëve.

Megjithatë, në verën e 2011-ës është transferuar te rivalët e Chelsea-t për 50 milionë sterlina. Një goditje e pabesueshme për ish-tifozët e tij që në ndeshjet pasuese nuk i kanë kursyer vërshëllimat dhe kritikat.

Sulmuesi spanjoll ka vendosur të shpjegojë si kanë shkuar gjërat:

“Isha me të vërtetë i lumtur te Liverpool-i, por në atë periudhë klubi ishte afër shitjes. Kishin shitur më të mirët, duke marrë në ekip të rinjtë që kishin nevojë për t’u rritur”, ka thënë Torres.

“Unë nuk kisha kohë edhe pse kisha shkuar atje për të fituar trofe. Fatkeqësisht pronarët më kanë gënjyer dhe unë duhej të gjeja rrugën time, që më pas ka qenë ajo e Chelsea-t”.

Related posts

“TË GJITHË MË TRAJTOJNË SHUMË MIRË”/ Aubameyang: Dy gjëra më kanë bindur të qëndroj tek Arsenal

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Milani me mesazh të veçantë për situatën e vështirë që po kalon Italia (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Tirana “bëhet me krahë”, firmos mbrojtësi

F.autor

Leave a Comment