Futboll Seria A Sport

PAS NJË JAVE TË TENSIONUAR/ Interi “dorëzohet” përballë Icardit, i ofron kontratë faraonike

Inter pritet të lë pas një javë të tensionuar dhe të sheshojë gjithçka me Mauro Icardin.

Sipas mediave italiane dhe konkretisht “Corriere dello Sport”, klubi zikaltër ka vendosur në tavolinën e sulmuesit argjentinas një kontratë 4 vjeçare me vlerë 6.5 milionë euro në sezon plus bonuse të lidhura me performancën.

Kushte që vijnë si një përgjigjje nga klubi milanez, pasi pak muaj më parë, Icardi donte një pagë prej 7.5 milionë euro plus bonuse. Gjithsesi, negociatat pritet të vazhdojnë edhe pse nëse çështja e shiritit të kapitenit dhe pozicioni në skuadër nuk zgjidhet, shitja do të ishte zgjidhje e mirë për të gjithë.

Icardi aktualisht fiton 4.5 milionë euro në vit, ndërsa pritet të mungojë edhe në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Fiorentinës.

Related posts

Muller: Nuk po shkëlqejmë, por po tregohemi të zgjuar

Delo.autor

I MUNGOJNË OFERTAT/ Lideri i mesfushës kuqezi bën prapakthehu. Mund të rinovojë kontratën me Milanin

Delo.autor

BARAZIMI PA GOLA KUNDËR VERONËS/ Lazios nuk i ndodhte prej 65 ndeshjesh!

Delo.autor

Leave a Comment