Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Milan nuk përmbahet, hidhet në sulm për ish-yllin e Inter…

Milan nuk ka ndërmend të ndalet.

Pasi e kanë mbyllur kampionatin e kaluar në mënyrë të shkëlqyer, kuqezinjtë janë gati ta nisin të riun me dy siguri më shumë: Ibrahimovic dhe Tonali.

Rinovimi i suedezit është thelbësor për grupin që shikon tek ai një lider të vërtetë dhe blerja e talentit italian i jep më shumë freski dhe cilësi ekipit.

Por, siç u tha më sipër, Milan-i nuk ka ndërmend të ndalet. Sipas Tuttposport,. përveç Bakayoko-s, Massara dhe Maldini po punojnë edhe për Keita Balde.

Ish-ylli i Inter-it dhe Lazio-t duket se nuk bën më pjesë në projektin e Monaco, që kërkon 15 milionë euro për ta lënë të lirë. Dëshira e lojtarit është që të kthehet në Itali dhe Milan-i pret vetëm që të ulë kërkesën e francezëve.

Related posts

ARGJENTINË-SPANJË/ Ja kur luhet finalja e Botërorit në basketboll për meshkuj

Delo.autor

Kundër Danimarkës, Deschamps mendon për rotacion

Sadik.Autor

Euforia zikaltër/ Interi në Chanpions bën edhe Steven Zhang të qajë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment