Futboll Sport

I BIRI E DËRGON NË GJYQ/ Ish-ylli i njohur i futbollit nuk i paguan detyrimet si prind, ja arsyeja

Samuel Eto do të përballet me njërin prej fëmijëve të tij në gjyq. Ish-ylli i futbollit botëror është denoncuar nga i biri Marian se nuk ka paguar asnjë detyrim prindëror ndaj tij (ushqim, studime. etj).

Samuel-Etoo-Inter
I biri i fituesit të 3 Ligave të Kampioneve i është bashkuar ekipit të të rinjve të Real Oviedos dhe pretendon se babai i tij i detyrohet të paguajë 20 mijë euro. Prej vitesh Eto nuk ka pranuar të bisedojë dhe të ndihmojë të birin që pas ndarjes nga e ëma e tij.

Problemet jashtë futbollit e kanë shoqëruar ish-sulmuesin e Barcelonës dhe Interit teksa ka 8 fëmijë nga 3 lidhje të ndryshme. Ndaj vajzës së tij Erika, e cila lindi nga lidhja e tij me një kamariere nga Kepi i Gjelbër, duhet të paguajë detyrimin prindëror, të cilin e ka anashkaluar.

Related posts

U MPOSHTËN ME “MANITA” NË DERBI/ Por fajin e gjen te gjykimi, Partizani shfryn

Delo.autor

Birra dhe muzikë në dhomat e zhveshjes, Sadiku me shokë festojnë qëndrimin në “La Liga” (VIDEO)

Sadik.Autor

E PËRDITHSMJA SPANJOLLE/ “​MARCA”: Shaqiri, një ndër transferimet që dështoi në Bundesligë

Delo.autor

Leave a Comment