Futboll Premier League Sport

KU SHIKONI VETEN NË KATËR VITE? Klopp: Pse nuk ia bëjnë Guardiola-s këtë pyetje

Trajneri i Liverpool-it është lodhur duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me të ardhmen e tij.

Gjermani, i cili është në drejtim të Të Kuqve që nga viti 2015, ka sugjeruar vitin e kaluar se do të merrte një vit pushim kur kontrata e tij do të skadojë në 2022-shin, por më pas ai e ka rinovuar deri në 2024-ën marrëveshjen.

I pyetur se ku e shikon veten në katër vite, në një intervistë me Leeroy Matata në YouTube, Klopp është përgjigjur:

“Shumë njerëz ma bëjnë këtë pyetje. Nuk kam dëgjuar asnjeri që ta pyesë Guardiola-n për këtë, por kontrata e tij skadon vitin tjetër. Unë kam edhe katër vite, që duket si një përjetësi në futboll”.

“Shumë gjëra mund të ndodhin gjatë kësaj kohe. Mendoj se pas katër vitesh do të jem duke menduar nëse do të rinovoj apo jo. Nëse nuk rinovoj, do të shkoj me pushime”.

“Kur të largohem nga Liverpool-i, nuk do të gjej një punë tjetër menjëherë. Kjo është e sigurt. Do të qëndroj pushim një vit pas Liverpool-it”.

Related posts

Inzagi u beson portën shqiptarëve, zgjedh 18 vjeçarin për Europa League

Isa.Autor

TRONDITËSE/ Fillojnë problemet te INTER, “ylli” zikaltër RREZIKON kampionatin

Isa.Autor

JETA SI NË FILMA E FLORIAN MARKUT/ Nga burgu te fejesa me të dashurën xheloze

Delo.autor

Leave a Comment