Champions League UEFA

“Kemi mundur Bayern dhe Barcelona pa probleme. Do të eliminojmë edhe Real-in”

Unai Emery, trajneri i Paris Sanit-Germain, është i bindur se skuadra e tij do ta eliminojë Real Madrid nga Champions League, pavarësisht humbjes 3-1 të pësuar në ndeshjen e parë të 1/8-ve të këtij kompeticioni, që është luajtur në “Santiago Bernabeu” të mërkurën në mbrëmje.

“Kemi fituar çdo ndeshje që kemi luajtur në shtëpi, në këtë sezon. Kemi mundur Bayern Munich 3-0 shtatorin e kaluar dhe Barcelona-n 4-0 sezonin e kaluar”, ka thënë Emery. “Mendoj për ato ndeshje dhe jam i bindur se kjo skuadër do ta tregojë vlerën e saj. Jam i bindur se ne do ta eliminojmë Real Madrid”, ka përfunduar tekniku i PSG.

Related posts

Hoffenheim kalon në avantazh, shënon gol Kramaric me një… (VIDEO)

Isa.Autor

STATISTIKA BEFASUESE/ Anglia dominon në Champions me 4 ekipe, ja vite pa ndodhur

Delo.autor

LIVE/ Manchester United-Barcelona, starton sfida në “Old Trafford”

Delo.autor

Leave a Comment