Kategoria Superiore Shqipëri UEFA

Federbet reagon pas lajmit të hetimit të UEFA-s/ Heshtja është karburant për zjarrin e ndeshjeve të fiksuara!

ështja e përjashtimit e mundshëm të Skënderbeut për 10 vite nga kompeticionet europiane ka marrë një gamë mjaft të madhe. Pas lajmit të publikuar në shumë media të huaja prestigjioze, nuk mund të mungonte një reagim, i Federbet, kompanisë që monitoron luhatjet e çuditshme të koeficienteve.

Foto-Federbet

Ishte kjo kompani që hodhi dritë e para, mbi dyshimet për fiksim të rezultateve nga skuadra korçare. Federbet sjell në kujtesë denoncimin e bërë në 11 dhjeto të vitit 2015.

Federbet

“Më shumë se dy vjet më parë, vendosëm të hidhnim dirtë në lëvizje të çuditeshe lidhur me ndeshet e Skënderbeut. Kemi marrë shumë  kërcënime, fyerje dhe kritika të mëdhaja. Në distancë prej 28 muajsh UEFA po kërkon një skualifikim të thellë për ekipin shqiptar.

Ne e përsërisim tani atë që kemi thënë në atë kohë. Heshtja është karburant për zjarrin e ndeshjeve të fiksuara. Ne mund ta quajmë ndërprerje por jemi të sigurt se pa goditjen tonë, asgjë nuk do të kishte lëvizur“, shkruan Federbet.

Related posts

“DUHEN LOJTARË CILËSORË PËR PARTIZANIN”/ “Gardiani” Hoxha: Doja që Tirana të kualifikohej, më bëhet qejfi për…

Delo.autor

STARTON SOT KAMPIONATI SHQIPTAR/ Teuta fillon mbrojtjen e titullit, Partizani e sfidon në Elbasan

Delo.autor

NDESHJA NDAJ KAMPIONËVE TË BOTËS/ Tifozët shqiptarë kërkojnë bileta në treg të zi

Delo.autor

Leave a Comment