Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Triumfon Shkëndija e Ernest Gjokës, kalon Botosanin falë një “perle” të Ibrahimit

Pak kush e besonte, por Shkëndija e Tetovës ja ka dalë mbanë që të kalojë Botosanin në Rumani me rezultatin 0-1. Djemtë e trajnerit Ernest Gjoka vuajtën me rumunët, por ia dolën që të kualifikohen duke arritur një sukses të madh.

Goli i Ibrahimit që në minutën e 2′ qëndroi fuqi deri në fund të lojës. Sulmuesi kryesor i shqiptarëve realizoi me një parabolë fantastikle duke shfrytëzuar daljen e pasigurt të portierit. Deri në fund tetovarët u mbrojtën mirë dhe pas daljes me të kuqe të Alimit në të 67′.

Lojtarët e trajnerit Gjoka ia dolën mbanë duke hedhur poshtë zërat e skeptikëve dhe tani do të presin Tottenhamin e Mourinhos. Një ndeshje luksi me të besuarit e Mourinhos që fituan jashtëfushe me rezultatin 1-2 kundër Botev Plovdiv në Bullgari.

Related posts

KUPA E EUROPËS/ Nis aventura e 8 ekipeve shqiptare, sytë të gjithë nga Feronikeli

Delo.autor

FIFA PUBLIKON LISTËN PËR ÇMIMIN “TRAJNERI I VITIT”/ Ja emrat e 10 teknikëve që janë nominuar (FOTO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Lojtari i Kombëtares drejt hapit të madh në karrierë, pranë kalimit tek klubi i Serie A

Delo.autor

Leave a Comment