Futboll Sport

“TË GJITHË ËNDËRROJNË STOLIN TEK…”/ Pochettino tregon të ardhmen, flet për ofertat që mori

Trajneri Mauricio Pochettino ka folur për të ardhmen e tij dhe faktin që ka patur disa oferta jo bindëse. Ish-tekniku i “Spursave” tregon se ëndërron të marrë drejtimin e Real Madridit.

“Nuk kam marrë oferta nga PSG, por as nga Juventusi dhe Interi. Më tentoi Benfica dhe Monaco, nuk kam pse gënjej. Por, unë kam një ëndërr. Nuk e di nëse do bëhem ndonjë ditë trajneri i Real Madrid, por kjo është dëshira ime më e madhe.

“Bëhet fjalë për klubin më të mirë në botë. Të gjithë ëndërrojnë të bëhen pjesë e Realit, gënjen kush thotë të kundërtën. Cili ekip më zbavit? Preferoj të shoh Leedsin e Bielsës, sepse luajnë një futboll mahnitës.

“Sigurisht edhe Tottenham, jam shumë i lidhur me këtë klub. Më pas vjen Liverpool. Është kënaqësi t’i shohësh duke luajtur, pasi janë një skuadër e pabesueshme, kanë lojtarë shumë të talentuar“, – tha ai.

Related posts

Kujt ia fali Iniesta fanellën e përdorur në ‘El Classico’-n e tij të fundit?

Sadik.Autor

Botërori i Rusisë/ Anglia “zbardh” listën, Southgate lë në shtëpi yllin e Everton-it

Sadik.Autor

U HODH SHORTI/ Raundi paraeliminator i Champions-it, klubi shqiptar mëson kundërshtarin

Delo.autor

Leave a Comment