Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Manchester United mposht me “GOLEADË” Romën në raundin e parë gjysmëfinale

Manchester United ka përsëritur historinë ndaj Romës, teksa 14 vite pas fitores së bujshme në UEFA Champions League 7-1, shkatërron përsëri italianët, por këtë herë 6-2 dhe në gjysmëfinalet e Europa League.

Sfida ka nisur menjëherë me vrull, pasi Manchester mori avantazhin pas vetëm 9 minutash me anë të Bruno Fernandes. Roma reagoi në minutën e 15’ me një gol të Pellegrinit, ndërsa në minutën e 34’ befasoi vendasit, pasi përmbysi shifrat me anë të Dzekos.

Pjesa e parë u mbyll 1-2, ndërsa e dyta ishte një spektakël i gjithi i Manchester United. Cavani ishte fantastik, pasi shënoi dy herë në minutat 48’ dhe 64’, duke përmbysur shifrat në 3-2. Bruno Fernandes shënoi golin e 4-2, pas një 11-metërshi të kthyer në gol.

Në minutën e 75’, Paul Pogba thelloi akoma më shumë shifrat, pasi shënoi me kokë golin e 5-2. Sidoqoftë, nuk ishte e thënë të mbyllej me kaq, pasi Greenëood shënoi edhe golin e 6-2, duke mbyllur shfaqjen e turpshme të Romës.

Related posts

Griezmann konfirmon se për të ardhmen do të vendosë para Kupës së Botës

Sadik.Autor

U largua nga Partizani, ish-mesfushori ndihet falenderues në Danimarkë (FOTO)

Isa.Autor

Zvicra drejt çerekfinaleve/ Taulant Xhaka i “rreh shpatullat” vëllait të vogël (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment