Futboll Premier League

Ja kush është lojtari më i shpejtë i kampionatit anglez

Kush është lojtari më i shpejtë në Premier League? Është Leroy Sane, sulmues gjerman krahu, i cili luan me Manchester City. Ai ka prekur 35,48 km/h në sezonin aktual, siç është bërë e ditur nga të dhënat e “Opta”. 22-vjeçari ka shkuar nën urdhrat e Pep Guardiola nga Schalke në verën e 2016-ës për 50 milionë euro dhe tani, në harkun e një viti, vlen pothuajse dyfishin: 75 milionë (sipas Transfermarkt), por me një tendencë drejt rritjes.

Pas tij, në vendin e dytë, gjejmë Patrick Van Aanhiolt, holandez i datëlindjes 1990-të i Crystal Palace. Ai ka arritur deri në 35,42 km/h në këtë sezon. Në vendin e tretë është ish-mbrojtësi i Roma-s, Antonio Rudiger. Lojtari i Chelsea mund të krenohet me një shpejtësi prej 35,19 km/h.

10 lojtarët më të shpejtë të Premier League
1 Leroy Sane, Manchester City – 35,48 km/h
2 Patrick Van Aanholt, Crystal Palace – 35,42 km/h
3 Antonio Rüdiger, Chelsea – 35,19 km/h
4 Kyle Walker, Manchester City – 35,16 km/h
5 Oliver Burke, West Brom – 35,13 km/h
6 Kiko Femenia, Watford – 35,15 km/h
7 Laurent Koscielny, Arsenal – 35,11 km/h
8 Jamie Vardy, Leicester – 35,09 km/h
9 Kurt Zouma, Chelsea – 34,94 km/h
10 Sadio Mane, 34,84 km/h

Related posts

SUPERIORE/ Sa shumë ndryshime për Shehin, ja si vijnë Skënderbeu dhe Laçi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NEWCASTLE-MANCHESTER CITY/ Vendasit dyfishojnë shifrat, shënon Matt Ritchie

Delo.autor

MERKATOJA E VERËS/ Lëvizje të shumta në Superiore, ja të gjitha transferimet e kryera deri tani…

Delo.autor

Leave a Comment