Futboll La Liga Sport

“KIRURGU” KROS DHE SURPRIZA PIKE/ Ja sekretet e sezonit në La Liga. Portieri me më shumë pritje është…

Reali i Madridit u shpall kampion i La Ligës dhe Leo Mesi bëri detyrën e tij në këtë sezon duke qenë golashënues dhe asistuesi më i mirë i kampionatit duke kaluar Benzemanë. Francezi ishte shumë pranë objektivit personal, por në fund nuk ia doli. Mesi golashënues- Kapiteni i Barcelonës fitoi për herë të shtatë titullin e golashënuesit, apo siç quhet ndryshe “Piçiçi” në kampionatin spanjoll. Në këtë mënyrë ai parakaloi legjendën e Atletikos së Bilbaos, Telmo Zarrën, i cili e ka fituar 6 herë. Leo ka arritur që të shpallet golashënues në vitet 2010, 2012, 2013, 2017, 2018, 2019 dhe 2020. Me 25 golat e tij parakaloi Benzemanë, i cili ngeli në shifrën e 21 golave. Deri në ndeshjen ndaj Leganesit ekzistonte mundësia, por Leo shënoi 2 në sfidën e fundit dhe mbylli llogaritë. Mesi fitoi ndaj Benzemasë edhe në asiste duke dhënë 21 në këtë sezon të La Ligës dhe në total nga këmbët e tij kanë ardhur 46 gola.

real madrid

“KIRURGU” KROS- Mesfushori gjerman, Toni Kros, është lojtari që ka dhënë më shumë pasime të sakta në fushën kundërshtare. Ai ka arritur saktësinë 92.3% duke u konfirmuar si një nga pasuesit më të mirë të kampionatit spanjoll. Në total ai ka dhënë 1478 pasime. Mesi dhe Buskets renditen pas tij me respektivisht 80.9% dhe 87.7%. Për gjermanin ishte sezoni i gjashtë në kampionatin spanjoll dhe vazhdon të tregojë një nivel të kënaqshëm.

“MURI” FERNANDEZ- Portieri i Levantes, Aitor Fernandez, është ai që ka bërë më shumë pritje në kampionatin spanjoll. Ai ka ndalur 158 goditje që shkonin drejt portës së tij dhe në këtë mënyrë ka kaluar Kurtuanë dhe Oblakun për përqindje (75.4%). Por kjo nuk do të thotë që s’ka pësuar gola. Ai ka pësuar 51 gola. Në këtë aspekt është belgu i Realit të Madridit portieri më i mirë, sepse ka pësuar vetëm 20 gola, 7 më pak sesa Oblak.

laliga-getafe-valencia-1-0-1512322689817

GETAFE, E ASHPËR- Skuadra e Getafes është ajo që luan më ashpër në kampionatin spanjoll sepse ka shkaktuar 695 faulle dhe është ndëshkuar 126 herë me karton të verdhë. Gjithashtu ka marrë 5 kartonë të kuq direktë. Getafe ka parakaluar Alaveshin, që ka shkaktuar 621 faulle. Me këtë strategji, klubi madrilen është i shtati që ka pësuar më pak gola në Spanjë. PIKE

FITON DUELE- Mbrojtësi i Barcelonës, Xherard Pike, është ai që ka fituar më shumë duele gjatë këtij sezoni në Spanjë. Ai ka dalë triumfues në 281 raste me një përqindje 65.5%. Në fakt për përqindje është i dyti sepse Aridane e parakalon me 66.8%.

REALI “BOMBARDUES”- Kampionët e La Ligës godasin portën kundërshtare 455 herë me një saktësi 51%. Nga këto goditje 232 kanë qenë në portë. Në total, skuadra e Zidanit shënoi 70 gola, 16 më pak sesa Barcelona, por për katalanasit nuk mjaftuan që të fitonte titullin kampion.

Related posts

SHËNOI PAS ASISTIT TË DYBALAS/ Ja momenti kur Ronaldo puth në buzë yllin argjentinas (VIDEO)

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Leonardo në rrezik shkarkimi nga Milani, e zëvendëson shqiptari…

Delo.autor

Tirana fillon të mendojë për elitën, projekton “blindimin” e sulmit

Q.Autor

Leave a Comment