Futboll Seria A Sport

I KTHYER NGA ATALANTA PAS DEPRESOINIT/ Gasperini tregon gjendjen e Ilicic dhe jep lajmin e hidhur

Do të duhet pak kohë para se të shohim Josip Ilicic përsëri në fushë. Gjatë konferencës së sotme për shtyp, trajneri i Atalanta Gian Piero Gasperini ka sqaruar gjendjen e sllovenit:

“Ilicic ka filluar përsëri stërvitjet, jemi më të sigurt, por kohët për kthimin e tij nuk janë aq të shpejta sa thonë disa. Djali u trajnua me vazhdimësi dhe mirë, nëse vazhdon kështu do të rregullohet vetëm nga pikëpamja fizike”. Në këtë pikë, mungesa e tij ndaj Torinos dhe Cagliarit bëhet thuajse e sigurtë.

Slloveni kaloi depresion prej disa kohësh dhe madje qëndroi i izoluar në Slloveni te familja e tij, për t’u kthyer në këtë fillim sezoni.

Related posts

SERIA “A”/ Dëmtimi rrezikon që ta lerë Donnarummën jashtë derbit

Q.Autor

“A DO BËHET TRAJNIER I KOMBËTARES KUQEZI?” Lorik Cana përgjigjet në mediat franceze

F.autor

Grezda zbulon të ardhmen, mesfushori tregon pse nuk është në formë

Sadik.Autor

Leave a Comment