Futboll Shqipëri Sport

EMOCIONUESE/ U nda papritur nga jeta, Fadil VOKRRI nderohet sërish në Kosovë

Legjenda e futbollit shqiptar Fadil Vokrri vazhdon të nderohet për kontributin e çmuar që ka dhënë në ngritjen, përfaqësimin dhe integrimin e futbollit të Kosovës në Europë dhe botë.

Sot stadiumi i inaguruar i Prishtinës mban emrin e tij. Por, sot Posta e Kosovës ka marrë një tjetër iniciativë në nder të Vokrrit.

Drejtori ekzekutiv i Postës Sejdi Hoxha komunikoi se sot është dizenjuar pulla e postës së Kosovës me fytyrën e Fadil Vokrrit. Organi postar i Kosovës e vazhdon këtë traditë prej kohësh, ku nxjerr pulla poste të dedikuara ish-futbollistëve që kanë dhënë një kontribut të madh në futbollin e Kosovës, para dhe pas Luftës të viteve 1998-1999.

I biri i të ndjerit, Gramoz Vokrri dhe presidenti i FFK Agim Ademi i dërguan falenderime të veçanta Postës së Kosovës për vlerësimin e bërë ndaj Fadil Vokrrit.

Ai u nga nga jeta në moshën 57-vjeçare pas një infarkti në zemër. Pas një karriere të pasur si futbollist me ekipe si: Prishtina, Partizani I Beogradit, Fenerbahce, etj, Vokrri u përkushtua ndaj ringritjes dhe lobimit të futbollit të Kosovës pas përfundimit të luftës. Ai drejtoi për 10 vite Federatën e Futbollit të Kosovës derisa u nda nga jeta në 9 qershor të këtij viti.

Vokrri ka meritën kryesore për anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Related posts

Arsenal, Wenger kundër Iwobi: E papranueshme! Nëse dikush konsumon drogë…

Q.Autor

E BUJSHME NË ITALI/ Ivan Rakitic pranon kalimin në Seria A, ja ekipi

Delo.autor

Zbuloni formulën e trajnerit të Japonisë për kualifikim në 1/16

Isa.Autor

Leave a Comment