Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ YOUNG BOYS NË EUROPA LEAGUE/ Tirana merr vendimin: Asnjë nga lojtarët nuk do të…

Tirana do të kërkojë të shkruajë historinë, teksa do të kërkojë kualifikimin ndaj zviceranëve të Jang Bojs në “play off” të Ligës së Europës, ku do të luajnë më 1 tetor.

Në këtë situatë, klubi ka marrë vendimin që e gjithë skuadra të qëndrojë e izoluar deri në ditën e ndeshjes, për të mos rrezikuar nga virusi. Bardheblutë nuk duan të përballen me ndonjë surprizë të pakëndshme para sfidës së rëndësishme në Europë dhe për këtë arsye ka vendosur që të gjithë lojtarët pas stërvitjeve të grumbullohen në hotel për të qëndruar së bashku dhe të mos largohen.

Këtë e ka njoftuar vetë klubi nëpërmjet faqes zyrtare ku shkruan: “Vetëm 5 ditë larg përballjes së tyre me skuadrën Young Boys në Bern të Zvicrës, ekipi i KF Tirana prej ditës së sotme do të qëndrojë në grumbullim. Pas përfundimit të seancës stërvitore të ditës të gjithë do të akomodohen në hotel ku do të qëndrojnë deri në ditën e nisjes. Skuadra nuk ka mungesa dhe do të vazhdojë të përgatitet për ndeshjen e datës 1 Tetor.”

TIR

Related posts

LARGIMI I LOW NGA STOLI I GJERMANISË/ Trajneri i Bayern Munich: Nuk i them “jo” kombëtares

Delo.autor

“124 GOLA DHE 39 ASIST”/ Icardi kujtohet për Inter: Faleminderit për gjithçka… (FOTO)

Delo.autor

E premtja e ‘zezë’ për tifozët e Barcelonës

Sadik.Autor

Leave a Comment