Futboll La Liga Premier League

Perez i ofron Chelseat para plus njërin nga tre yjet e klubit për Hazardin

Real Madrid janë të gatshëm të diskutojnë edhe emrat e disa lojtarëve me Chelsean në një marrëveshje shkëmbimi plus të holla për yllin e tyre, Eden Hazard.

Reprezentuesi i Belgjikës është një objektiv afatgjatë për gjigantët spanjollë dhe kjo gjë nuk është më një sekret.

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, klubi mbretëror janë të gatshëm të paraqesin një marrëveshje shkëmbimi për Hazard.

 Florentino Perez dëshiron të zvogëlojë çmimin e kërkuar nga Chelsea për yllin e Belgjikës dhe presidenti i Realit është i gatshëm të ofrojë edhe ndonjë lojtarë.

Isco Alarcon 

Tre yje të Realit thuhet se janë në mendjen e presidentit Perez për t’ia ofruar Bluve të Londrës si pjesë të marrëveshjes për transferimin e belgut.

 Gareth Bale 

Mesfushori spanjoll Isco, sulmuesi nga Uellsi, Gareth Bale dhe francezi Karim Benzema janë lojtarët që mund t’i shtohen shumës së parave të gatshme për ta transferuar Hazardin në Santiago Bernabeu.

Karim Benzema 

Perez dëshiron të heqë qafe të tre yjet e Realit pasi është ngopur nga ta dhe ai është i etur për të përdorur njërin prej tyre për të përfunduar marrëveshjen për Hazardin.

Ndryshe, ylli belg ishte lojtari kryesor i Chelseat sezonin e kaluar kur u shpallen kampion në Ligën Premier, ndërsa edhe këtë sezon po e përjeton një sezon të mirë në aspektin individual.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ “Djajtë e Kuq” mposhtin Tottenham, triumfon Chelsea

Delo.autor

TENSIONE DHE PËRPLASJE/ Zbulohet pse u largua Diego Costa nga Atletico

Delo.autor

“FLUTURUAN” NË ELBASAN/ Ja falenderimi që i bën FSHF ultrasve të Kombëtares (FOTO

Delo.autor

Leave a Comment