Futboll Premier League

Kupa e Anglisë, “hirushja” Rochdale pret Tottenham-in në 1/8-at

Do të ketë shumë entuziazëm në “Crown Oil Arena” ditën e diel kur gjigantët e Premier League, Tottenham, do të shkojnë për t’u ndeshur me Rochdale në 1/8-at e Kupës së Anglisë. Vendasit nuk po zhvillojnë një sezon të mirë në kategorinë e tretë të futbollit anglez, ku mbajnë vendin e fundit, por kanë shkëlqyer në Kupën e Anglisë pasi kanë eliminuar skuadra, si Doncaster Rovers dhe Millëall në dy raundet e mëparshme.

Ka shumë mundësi që ata të luajnë në kategorinë e katërt sezonin e ardhshëm, duke parë se janë 11 pikë larg mbijetesës dhe as ecuria pozitive në kupë nuk i ka ndihmuar ekipit të Keith Hill të përmirësojë situatën në kampionat, iu kanë marrë pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit. Problemi i tyre kryesor është mbrojtja, që ka pësuar dy ose më shumë gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit. Duke parë se sot ata do të përballen me Tottenham, është e vështirë të imagjinohet një rezultat pozitiv për Rochdale.

Një lajm i mirë për hirushen e kompeticionit më të vjetër në historinë e futbollit mund të jetë se trajneri Mauricio Pochettino ka shumë mundësi të lërë pushim disa nga yjet e tij, duke parë se ata kanë luajtur në Champions League të martën në mbrëmje dhe kanë marrë një barazim 2-2 pozitiv në fushën e Juventus. Kjo do të jetë përballja e parë në histori mes këtyre dy skuadrave.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Marcos Silva është trajneri i ri i Everton

Sadik.Autor

“TË KUQTË” NUK KANË BËRË SHUMË MERKATO KËTË VERË”/ Legjenda e Liverpool zbulon frikën e madhe të Klopp

Delo.autor

SKANDAL NË ANGLI/ Foden përfshihet në një sherr. Goditet edhe mamaja (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment