Futboll La Liga Sport

“356 DITË PA SHËNUAR”/ Media e njohur spanjolle sulmon Hazardin: Ka zhgënjer, sepse…

Eden Hazard është kthyer në shënjestrën e medias spanjolle “AS” ditët e fundit. Futbollisti belg, i cili po vuan një seri dëmtimesh te kampionët e Spanjës është ironizuar nga “AS” për faktin se nuk ka shënuar gol në kampionat prej 356 ditësh, thuajse një vit.

Kolumnisti Tomas Ronçero shprehet se mosaktivizimi dhe mungesa shkëlqimi i ish-futbollistit të Çelsit me fanelën madrilène nuk kanë ardhur për shkak të dëmtimeve në kyçin e këmbës, por për shkak të mungesës së përkushtimit.

“Nuk është problem kyçi i këmbës, por mungesa e përkushtimit gjatë periudhës verore. Gjendja e tij ishte e njëjta me kohën kur mbërriti vjet në Madrid teksa firmosi për ‘ekipin e ëndrrave’ të tij. Është mbipeshë dhe jashtë forme. Duhet të shikoni paraqitjet e tij me Çelsin dhe e kuptoni se sa shumë talent dhe cilësi ka demonstruar në fushë. Por, me fanelën e Realit ne dimë vetëm dëmtimet dhe problemet kronike për të qenë në formë. Ndihem i tradhëtuar dhe i zhgënjyer nga mungesa e tij e përkushtimit”, shkruan Ronçero.

Related posts

ISH TRAJNERI I KOMBËTARES/ De Biasi tregon defektet e Hysajt: Duhet të përmirësohet

Isa.Autor

PËRGATITET SHKËMBIMI I BUJSHËM/ “Doktori” Rossi merr masat për të zëvendësuar Hamilton tek Mercedes

Delo.autor

AKORDI INTER-CAGLIARI/ “Zikaltërit” duan kartonin e talentint polak me vlerë 7-8 mln euro

Delo.autor

Leave a Comment