Bundesliga Futboll Sport

Borussia përmbys Leverkusen në 45 minuta dhe merr kreun e Bundesligës

Skuadra e Borussia Dortmund ka marrë kryesimin e Bundesligës pas fitores 4-2 që arriti sot në mbrëmje në fushën e Byer Leverkusen, një sukses me përmbysje e skuadrës së trajnerit Favre. Një ndeshje me dy pamje, më e mirë për vendasit në 45 minutat e para, që arrijnë të dominojnë në fushën e lojës dhe të shënojnë dy gola. Por në pjesën e dytë vjen përmbysja e miqve nga Dortmundi, që “zgjohen” pas një starti të dobët, duke realizuar 4 gola dhe duke marrë kreun e kampionatit.

Pjesa e parë ishte mjaft e mirë e skuadrës vendase, që ka kontrollin e lojës dhe arrin të kalojë në një avantazh të dyfishtë pas golave të Mitchell Weiser në minutën e 9-të dhe të Jonathan Tah në minutën e 39-të. Por skuadrës së Borussia i mjaftuan 4 minuta në pjesën e dytë për të vendosur ekuilibrin, me Jacob Larsen që realizon golin e parë në minutën e 65-të, ndërsa Marco Reus barazon shifrat në 2-2 pas katër minutash.

Por përmbysja e miqve kompletohet 5 minuta nga fundi, me Pablo Alcacer që realizon një supergol, duke i dhënë fitoren skuadrës së Borussia, që në javën e gjashtë merr edhe kreun e renditjes në Bundesliga. Alcacer shënon edhe golin e 4-t nëminutat shtesë, duke vulosur fitoren dhe përmbysjen e miqve. Lëshon “fronin” skuadra e Bayern Mynih pas humbjes së djeshme, ndërkohë që Borussia përfitoi më së miri nga ky shans i artë, për të korrur suksesin e katërt në kampionat (ka edhe dy barazime).

Related posts

Andre Silva shfajësohet për mungesën e performancës në Serie A

Q.Autor

“MË MORËN PARATË DHE…”/ Probleme për futbollistin e Kukësit, i grabisin shtëpinë ndërkohë që ishte në stërvitje (FOTO)

Delo.autor

E ARDHMJA E DAVID LUIZ LARG ANGLISË/ Ylli i Arsenal ndryshon mendje, gati të largohet pas rinovimit

Delo.autor

Leave a Comment