Futboll Seria A Sport

KËRKOJNË PËRFORCIME NË EKIP/ Inter nuk ndalet për N’Golo Kante, Conte sakrifikon dy lojtarët…

Interi nuk dorëzohet për të arritur te mesfushori i Chelseas, N’Golo Kante. Trajneri Antonio Conte është i dashuruar me mesfushorin e bluve të Londrës dhe e do me patjetër në skuadër, pavarësisht se Ausilio tha se nuk po e tentonion.

90min.com shkruan se zikaltërit po përgatisin një ofertë shumë interesante. Ata do të ofrojnë mbrojtësin Milan Skrinias dhe mesfushorin Marcelo Brozovic për të arritur kampionin e botës.

Të dy lojtarët nuk janë më pjesë e planeve të Contes, prandaj numri një i stolit nuk e ka problem që t’i sakrifikojë. Tekniku italian fitoi me shumë vështirësi mbrëmjen e djeshme ndaj Fiorentinës me rezultatin 4-3 falë stolit të tij me yje si Hakimi, Sanchez, Nainggolan etj.

Related posts

RIVALITETI NË SERIA A/ Alegri: Napoli mund të na konkurojë, Ançeloti iu ka dhënë…

Isa.Autor

Zbulohet pasardhësi i Ronaldo-s te Real, ja kush e merr fanellën me numrin 7

Sadik.Autor

Mourinho: Conte bën rolin e viktimës! Ibra? Nuk mund ta ndalim kohën…

Q.Autor

Leave a Comment