Kategoria Superiore Shqipëri

Mbyllet marrëveshja, Partizani gjen zgjidhje më në fund

Partizani mori një lajm të mirë para ndeshjes me Kukësi. Situata nuk ka qenë aspak e qetë në kampin e kuq, pasi skualifikimi i Trashit dhe Bathës erdhi si “bombë” para dy ndeshjeve me të rëndësishme të sezonit me Kukësin dhe Skënderbeun.

Më në fund, skuadra e kuqe do të ketë në dispozicion tifozerinë. Tifo-grupi “Ultras Guerrils” do të rikthehet në stadium pas problemeve me Policinë. Drejtori i Përgjithshëm, Olsi Rama, e paralajmëroi diçka të tillë, por tashmë është zyrtare. Tifozët do të hyjnë në “Selman Stërmasi” pa karta identiteti.

“Ndeshja e radhes na pret me muzike tjeter organizimi, pasi arritem heqjen e barrieres se identifikimit, rikthehemi serish ne stadium te forte e te fuqishem se bashku ne mbeshtetje te ekipit tone pertej rezultatit dhe klasifikimit ! Ne keto pak ndeshje qe munguam ( jo prej deshires sone) u munduam te japim nje mesazh parimor, ne nje futboll qe eshte i zhytur ne mashtrim e trukim nuk jemi ne ata qe duhet te identifikohen e as perndiqen. Tifozet jane e verteta e ketij futbolli dhe le te jete kjo nje shprese se futbolli do u rikthehet atyre e jo tu mbetet trukuesve e as cenuesve. Te gjithe drejt stadiumit!  Ultras Guerrils”, – shkruajnë “Guerrilsat”

Related posts

E KONFIRMON AGJENTI I NJOHUR/ Ish-gardiani i Kombëtares pranë transferimit në Serinë B italiane

Delo.autor

“NË LAÇ VENDOSO GJYKIMI”/ Krymi: Duam që Kupa të mbetet në Shkodër

Delo.autor

“ARENA KOMBËTARE” DREJT FUNDIT/ FSHF kërkon të shesë emrin, ja kushtet e vendosura

Delo.autor

Leave a Comment