Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ APOLONISË/ Drejtuesit e Teutës hapin “thesin”, gati shifra e “çmendur” për fitimin e titullit

Emocione të jashtëzakonshme, por edhe lot gëzimi. Lojtarët, stafi dhe drejtuesit e Teutës kanë përjetuar drithërima dje në Laç, pasi fitorja e Vllaznisë në stadiumin “Air Albania” kundër Partizanit ua ktheu barazimin si fitore të artë dhe për më tepër me titullin më pranë se kurrë.

Nga ana tjetër, në momentin që lojtarët nisën të hapnin telefonat për të mësuar rezultatin e ndeshjes në Tiranë, përqafimet te durrsakët u lanë vendin lotëve në kampin kurbinas. Arbitri Hamiti vërshëlleu përfundimin në barazim të këtij takimi, por në kryeqytet duhej edhe një minutë që të mbyllej ndeshja.

Një gol i Partizanit i prishte të gjitha llogaritë, por kur u mësua se çdo gjë përfundoi me triumfin e kuqebluve, festa te durrsakët shpërtheu. Presidenti Edmond Hasanbelliu, drejtori teknik Sulejman Starova dhe trajneri Edi Martini festuan të shfrenuar me skuadrën në dhomat e zhveshjes.

“Panorama Sport” zbulon se klubi pritet të japë 150 mijë euro premio për fitimin e titullit, por kjo do të konfirmohet vetëm pas ndeshjes me Apoloninë.

Related posts

Formacionet zyrtare/ Rexhinaldo titullar tek Kukësi, ja si rreshtohen verilindorët

Isa.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Real Madrid mposht me “POKER” Alaves, Benzema “HERO” me dopietë

Delo.autor

EURO 2020/ Hungaria siguron kualifikimin me një përmbysje të “çmendur” ndaj Islandës

Delo.autor

Leave a Comment