Futboll Seria A

Monchi: Harxhova 3 sekonda me Spalletti-n

Drejtori i Roma-s Monchi i është kundërpërgjigjur deklaratave dinake të Luciano Spalletti-t.

Kur pyetet për komentet e Spalletti-t në konferencën për shtyp, ku ai tha se Roma duhet të luftonte për Scudetto-n, ashtu siç ishin nën drejtimin e tij sezonin e kaluar, Monchi përgjigjet: “Kam harxhuar tre minuta të jetës sime duke lexuar komentet e tij,” shprehet drejtori sportiv për Mediaset Premium.

“Nuk më pëlqen të flas që nuk kanë një impakt pozitiv për skuadrën time. Por ka ardhur koha që të gjithë të qetësohen, kemi punuar së bashku për gjashtë javë, por tani jam përqendruar te Roma.

“Kemi hyrë në periudhën më të rëndësishme të sezonit, kështu që le të fokusohemi te fusha e lojës.

“Jemi në luftë për një vend mes katër më të irëve, në fazën e nokautit të Europa League, çka do të thotë shumë për tifozët. Çfarëdo të ndodhë në të ardhmen, e rëndësishme është vetëm e tashmja.”

Related posts

ÇMENDURIA nuk njeh limite, ‘AS’: MODRIC transferohet tek INTERI me parametra…

Isa.Autor

LA LIGA/ Kërkohet nga PSG, Oblak tremb Atleticon: Nuk e di nëse do qëndroj

Sadik.Autor

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Kampionët e Superiores mposhtin Apoloninë në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

Leave a Comment