Futboll Seria A Sport

DËMTIMI I SULMUESIT REBIC/ Pioli zbulon gjendjen e lojtarit: Në qoftë se ai nuk do jetë gati…

Milani nuk fali teksa arriti të grumbullojë 3 pikëshin e radhë në fitoren 0-2, kundër Krotones në javën e dytë të kampionati. Kesi i kaloi në avantazh kuqezinjtë falë një penalltie dhe prurja e re, Brahim Diaz  vendosi qetësi me golin e tij të parë me fanellën kuqezi. Pas ndeshjes Pioli tregoi krenarinë që ndjen për çdo lojtar që ka në ekip duke u shprehur:

“Kur luan kaq shpesh në fillim të sezonit është e rëndësishme të kontrollosh lojën. Ne nuk e mbajtëm aq sa duhet topin, por ishim mirë. Kishim situata ku mund të bënim dhe më mirë, por na duhet të përgatitemi edhe më mirë për Rio Aven që do përballemi të enjten.

Shpresoj që Rebiç mos ketë asgjë serioze dhe të rikthehet sa më shpejt. Lajmi i mirë është se ai nuk ka frakturë dhe kjo e zvogëlon kohën e rikuperimit. Në qoftë se ai nuk do jetë gati ne na është kthyer dhe Leao dhe shumë shpejt do na bashkohet dhe Ibra. Gjithsesi dëshiroj që Rebiç të jetë gati sa më shpejt”, u shpreh ndër të tjerash Pioli.

Related posts

MBI FINALEN E “EURO 2020″/ Smalling: E tmerrshme ta shikoje faullin e Chiellini ndaj Saka, po të isha unë…

Delo.autor

SHQIPËRI-POLONI/ Bulku: Sot do të shohim “Kuqezinjtë” më të mirë, duhet të marrim 3 pikë

Delo.autor

BARCELONA NË KRIZË/ Eliminimi nga Champions-i dhe Kupa e Spanjës, Xavi djeg shumën e majme në 9 javë

Delo.autor

Leave a Comment