Futboll Seria A Sport

Antonio Cassano zbulon sherrin me Stramaccioni-n

Antonio Cassano e quan ish-trajnerin e Inter Andrea Stramacchioni njeriun më të keq që ka njohur.

FantAntonio tashmë është në pension, megjithëse ka momente që thotë se do të rikthehet. ai është ulur për të folur për shumë gjëra, por kur pyetet se cili është personi më i keq që ka takuar, fantazisti thotë vetëm një emër.

“Kam takuar shumë njerëz të këqinj në jetën time, por më i keqi ka qenë Stramaccioni.

“Nuk më është dukur një person i ndershëm dhe i drejtë, teksa ishte dikush që do të thoshte një gjë në fytyrën tënde dhe diçka krejt tjetër pas shpine.

“Është e rrallë që të lejoj një debat të bëhet fizik, por me të ishte e drejtë të arrija deri në atë pikë. Ai është një person që nuk e kam pëlqyer, që vazhdoj të mos e pëlqej dhe që do ta urrej gjithmonë.”

Related posts

INTERESIMI I BUJSHËM/ Arsenal kryeson garën për të marrë yllin e Romës

Isa.Autor

DY GOLA NË 3 MINUTA NË PREMIER/ Ylli i Totenhamit “shpërthen” rrjetën dhe shtang portierin (VIDEO)

Delo.autor

SALAH dhe MANE dhurojnë spektakël ndaj West Ham, fillim ëndrrash për Liverpool (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment