Futboll La Liga

Atl Madrid-At Bilbao, vendasit kanë fituar 4 nga 5 të fundit kundër miqve

Atletico Madrid ka treguar më në fund të gjithë potencialin sulmues në transfertën e luajtur të enjten mbrëmje duke realizuar katër gola në 1/16-at e Europa League kundër Copenhagen. Edhe pse kampionët e Danimarkës kanë kaluar në avantazh me Viktor Fischer, madrilenët u kundërpërgjigjën me Saul, Kevin Gameiro, Antoine Griezmann dhe Vitolo. Të dielën, ekipi i Simeone do të kthehet të luajë në kampionat dhe do të presë në shtëpi ekipin e Atheltic Bilbao-s, që ka fituar gjithashtu në mesjavë, duke mundur 1-3 në transfertë Spartakun e Moskës në Europa League.

Gjithsesi, trajneri Jose Angel Ziganda nuk do të ketë në Aritz Aduriz, i cili është edhe golashënuesi më i mirë i ekipit. Kjo do të jetë një mungesë e madhe për baskët, të cilët kanë pasur vështirësi në gjetjen e golave dhe nuk kanë arritur të shënojnë në dy ndeshjet e fundit të kampionatit kund Girona dhe Las Palmas. Për më tepër Bilbao ka fituar vetëm 4 nga 24 ndeshjet e fundit që ka luajtur në fushën e madrilenëve, me ekipin e Simeone që k marrë katër fitore dhe një barazim në pesë takimet e fundit të luajtur kundër Bilbao-s.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Related posts

PO SHKËLQEN NË “EURO 2020″/ Xhevahiri i Italisë “tradhton” Juventus, tani Sassuolo kërkon 20 milionë më shumë

Delo.autor

Allan shkëlqen, De Laurentis bën gati rinovimin

Q.Autor

AKORDI 115 MILIONË EUROSH/ Lojtari “BRAKTIS” Gjermaninë për kontratën “FARAONIKE”

Delo.autor

Leave a Comment