Futboll Kategoria Superiore Sport

MBETET NË FUQI BOJKOTI/ Daja përgatit skuadrën për fillimin e kampionatit, por me skuadrat e Superiores nuk ka…

Ndërprerjen e aktiviteteve zyrtare klubet shqiptare të futbollit po mundohen që ta shfrytëzojnë me zhvillimin e ndeshjeve miqësore, duke shpresuar që t’i mbajnë lojtarët në regjim sportiv.

Partizani i trajnerit Ilir Daja ka kryer 10 miqësore deri tani dhe për të përmbushur programin javor, të kuqtë parashikohet që të luajnë edhe ndonjë test tjetër gjatë këtyre ditëve, pasi me gjasa edhe këtë fundjavë do të mbetet në fuqi bojkoti në Kategorinë Superiore.

Ajo që bie në sy te miqësoret e Partizanit është se deri tani nuk është përballur me asnjë ekip të Superiores, por vetëm nga Kategoria e Parë dhe me dy të Ligës së Parë të Maqedonisë, Pelisterin dhe Strugën.

Related posts

U TRANSFERUA NË JANAR/ Talenti shqiptar stërvitet me Juventusin

Delo.autor

Barcelona – Levante, formacionet zyrtare

Q.Autor

NUK NDALEN POLEMIKAT/ Kore kundër tifozërisë së Napolit, federata merr vendimin për Milanin

Delo.autor

Leave a Comment