Futboll Sport

1 GOL NË 44 NDESHJE ME MILAN/ Paqueta transferohet te Lyon, ja detajet e akordit

Lucas Paquetà përshëndet Milanin pas një eksperience të përbërë më shumë nga uljet se sa ngritjet dhe me 1 gol në 44 ndeshje! Braziliani do të jetë mesfushori i ri sulmues i Lyon i drejtuar nga Rudi Garcia dhe drejtori sportiv Juninho Pernambucano. Para të rëndësishme që kuqezinjtë po përgatiten të mbledhin nga Lyon, të cilat do të përdoren për goditjen në mbrojtje.

Gazzetta flet për 20 milion euro dhe përqindje rishitje. Për ish-lojtarin e Flamengos gati kontrata 5 vite me 2.5 mln euro në sezon, aq sa merrte te Milani. Me këto para, Milani do të fokusohet për të marrë një qendërmbrojtës.

Emri i parë mbetet Wesley Fofana i Saint-Etienne, mbi të cilin ka gjithashtu ka presion të fortë nga Leicester (ka arritur në 40 mln euro oferta nga Anglia, 35+5 bonuse) që e konsideron Roger Ibanez të Romës zgjedhjen e dytë. Pastaj Matija Nastasic i nga Schalke 04, edhe pse këtu nuk ka fort bindje nga drejtuesit kuqezi. Ndër ëndrrat duhet të përfshihet gjithmonë emri – me 40 milion euro – i Nikola Milenkovic të Fiorentina, ku luan edhe objektivi tjetër, German Pezzella.

Related posts

3 emra për stolin e Arsenalit, dy ish futbollistë dhe një trajner italian

Sadik.Autor

NGA DEBUTIMI I PARË NË TITULLAR ME LAZION/ Ja pse “San Siro” është hajmali për Thomas Strakoshën

Delo.autor

FLAKADANË DHE FISHEKZJARRE/ Nuk ka luajtur asnjë ndeshje në kampionat për shkak të rasteve me COVID-19 në ekip, tifozët surprizojnë klubin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment