Futboll Ligue 1

Marseille-Bordeaux, “Dallëndyshet” nuk fitojnë prej 10 vitesh në “Velodrome”

Java e 26-të e kampionatit francez do të mbyllet me një klasike të Ligue 1, me Marseille që do të presë në shtëpi Bordeaux. Marseille është në vendin e tretë, katër pikë larg Monaco të vendit të dytë. Në mesjavë ata kanë marrë një fitore bindëse 3-0 kundër Braga-s në 1/8-at e Europa League.

Skuadra e Rudi Garcia-s po kalon një moment të mirë forme, sçi tregojnë edhe 21 pikët e grumbulluara në 10 ndeshjet e fundit dhe ata kanë humbur vetëm një ndeshje në shtëpi në të gjithë sezonin. Bordeaux, nga ana tjetër, ka zhvilluar një sezon me ulje-ngritje dhe nuk lufton për asgjë, duke parë se pozicionet që garantojnë një vend në Europë janë shumë larg, ashtu si zona e rënies nga kategoria.

Gjithsesi, ata po luajnë shumë mirë në këtë moment dhe kanë fituar katër ndeshjet e fundit që kanë luajtur në kampionat. ndërkohë, pesë ndeshjet e fundit që janë luajtur mes këtyre dy ekipeve janë mbyllur në barazim. Kanë kaluar 11 ndeshje dhe 10 vite që nga hera e fundit që Bordeaux ka fituar në fushën e Marseille. 5 nga 7 ndeshjet e fundit janë mbyllur në barazim 0-0.

Related posts

E FUNDIT/ Situatë e trazuar te PARTIZANI, klubi i kuq pezullon SUPER lojtarin dhe njofton se…

Isa.Autor

ZYRTARE: Lista e Interit për ndeshjen me Bolognian, Po Icardi?

Q.Autor

“ISHIM TË GJITHË FRIKËSUAR NGA TËRMETI”/ Rrëfen trajenri Cungu: Duhet të jemi gati për gjithçka…

Delo.autor

Leave a Comment