Futboll Sport

Pelé: Ja problemi që duhet të rregullojë Brazili për Botërorin

Pele foli në Dubai për rolin e Brazilit në Kupën e Botës në Rusi. Sipas AFP, ai beson se kombëtarja e tij është një kandidate serioze për ta fituar trofeun, por nuk është 100% i bindur: “Sigurisht, unë dua që Brazili të fitojë Kupën e Botës, por futbolli ka shumë surpriza”.

Sidoqoftë, ai beson se “Selecao” mund të shkojë shumë larg, në sajë të grupit që ka formësuar Tite, në të cilin ka praktikisht 15 lojtarë të fiksuar në mungesë të konfirmimit të listës përfundimtare. “Jam i bindur, sepse kemi shumë lojtarë të shkëlqyer, që shkëlqejnë në Europë”.

Për Pele, trajneri ka një problem, sa i takon lojës: “Problemi është të luajnë të gjithë së bashku, me frymën e grupit, por mendoj se kemi një ekip të mirë për Kupën e Botës”. Më në fund, legjenda braziliane e futbollit foli edhe për Neymar.

Ylli i “Canarinha”vazhdon me procesin e rehabilitimit të kyçit të këmbës, por do të jetë në dispozicion për Kupën e Botës: “Nuk ka dyshim se Neymar është një lojtar i rëndësishëm për Brazilin. Ai do të bëhet gati për Kupën e Botës, sepse dëmtimi i tij nuk është aq serioz”.

Related posts

RRËFIMI I GARDIANIT/ Portieri Donnarumma: Dua të bëhem numri 1 i numrave 1, kam tre ëndrra

Delo.autor

‘Ylli’ i kombëtares angleze tregon domëthënien e tatuazhit të AK-47, më kujton…

Sadik.Autor

Futbollisti i Kombëtares firmos me klubin e madh europian, 500 mijë euro për kartonin e tij

Sadik.Autor

Leave a Comment