Futboll Premier League Sport

GAFA E MANCHESTER CITY/ Ngatërron afrimin e ri me lojtarin e Napolit. Shikoni çfarë bëjnë

Skuadra e medias së Mançester Sitit bëri një gafë në uebsajtin e klubit ku në vend të zyrtarizimit të Ruben Diazit nga Benfika, e ngatërroi emrin e qendërmbrojtësit me atë të një objektivi tjetër të “Qytetarëve” në merkato, Kalidu Kulibalin e Napolit.

Pep Guardiola e ka kërkuar prej kohësh mbrojtësin senegalez, por në fund arriti akordin për transferimin e talentit të Benfikës në “Etihad”, por e gjithë kjo jehonë ka lënë gjurmën e saj në ambientin e Sitit, që pasi zyrtarizonte transferimin rekord të qendërmbrojtësit portugez, në fund të njoftimit shkruante se tifozët e Sitit kishin shansin që të fitonin një fanellë të autografuar nga blerja më e re e klubit, Kalidu Kulibali.

Capture

PANORAMASPORT.AL

Related posts

Formacionet zyrtare: Levante – Barcelona

Sadik.Autor

EURO 2024/ Finalja e parakohshme, titullarët e Spanjë-Gjermani

F.autor

5 arsyet, pse Roma beson te kualifikimi ndaj Liverpoolit

Sadik.Autor

Leave a Comment