Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Pirlo ndryshon skemë, ja dy lëvizjet tek “Zonja e Vjetër”

Juventusi ka dy ditë që ka nisur të përgatisë ndeshjen e radhës me Napolin, të dielën në orën 20:45, në “Allianz Stadium”, me trajnerin Andrea Pirlo që pritet të bëjë disa ndryshime, nisur nga formacioni apo më saktë eksperimenti taktik i bërë me Romën.

Duke parë mungesën e Rabiosë, por edhe impaktin shumë pozitiv që braziliani i ardhur nga Barcelona, Artur Melo, pati në fundin e ndeshjes së “Olimpikos”, pritet t’ia dhurojë 24-vjeçarit çelësat e mesfushës. Madje, në këtë repart, mund të jetë radha e Bentankurit për ta nisur nga minuta e parë, duke qenë se të gjitha gjasat janë që Pirlo të ripropozojë sërish modulin 3- 5-2.

Ndaj, Artur dhe Bentankur do të formojnë digën përpara mbrojtjes. Ndërkohë, në sulm Alvaro Morata pritet që të ulet në stol. Në vend të tij mund të luajë Paulo Dibala. Argjentinasi ka shfaqur një formë shumë të mirë në stërvitjet e fundit, duke treguar se e ka lënë pas dëmtimin, ndaj pas gati dy muajsh pritet të rishihet sërish dyshja Dibala-Ronaldo. Për Kulusevskin do të ketë një spostim në krahun e djathtë të mesfushës, ose ndoshta pas dy sulmuesve.

Related posts

KUPA E ITALISË/ Atalanta dhe shqiptarët “SHKATËRROJNË” “Zonjën e Vjetër”

Delo.autor

SKRINIAR sfidon RONALDON dhe siguron: Në Itali luaj vetëm me INTERIN

Isa.Autor

“DERBI INTER-JUVENTUS MË LË PA GJUMË”/ Morati: “Fenomeni” i veçantë, Mourinhon e mora sepse ngjasonte me….

Delo.autor

Leave a Comment